Google ADS

Kryetari i Suharekës i gatshëm për të dhuruar pagën e tij të muajit shkurt për Fondin e Sigurisë së Kosovës

19:50 | 1 Mars 2022
L G

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, është i pari që menjëherë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Fondit të Sigurisë, është shprehur i gatshëm që pagën e tij të muajit shkurt ta dhurojë për këtë fond.

Muharremaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se rrogën e tij të muajt shkurt do ta kalojë në Fondin për Siguri, shkruan arbresh.info.

Ai thotë se është momenti i duhur që Kosova ta avancojë ushtrinë e saj.

“Si ushtarak me profesion, por edhe si ish-pjesëtar i UÇK-së, e konsideroj se është momenti i duhur ta ndihmojmë avancimin e ushtrisë sonë, pra Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Muharremaj.

Ai poashtu u ka bërë ftesë deputetëve, ministrave dhe udhëheqësve të dikastereve të tjera që t’i ndajnë të ardhurat e tyre për sigurinë e vendit.

“Megjithëse qytetarët tanë po përballen edhe me rritje çmimesh, si në energji elektrike e shumë të tjera, le ta bartim më shumë ne udhëheqësit peshën e kësaj situate”, ka thënë Muharremaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka hapur Fondin për Siguri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ky Fond i Sigurisë është hapur më përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë./arbresh.info/

LEXO EDHE

Qeveria e Kosovës themelon Fondin e Sigurisë – Arbresh.info

 

Të ngjashme