Kryetari i Sindikatës së PTK’së, Lamih Balaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është zotuar që të kthejë Telekomin në binarë pas vendimit të fundit të arbitrazhit dhe bllokimin e llogarive.
Balaj ka pasur takim sot me kryeministrin pas protestës të organizuar para qeverisë nga punëtorët e Telekomit.
“Kryeministri na ka premtuar se nuk do të humben vendet e punës”, ka thënë ai.
“kryeministri dhe ministri kanë qenë këmbëngulës që të cbllokohen llogaritë. Përgjegjësinë do ta mer qeveria. Do të negociohet me Devollët nga ana e qeverisë dhe është premtuar se do të bëhet një zgjidhje”, shton ai.
Balaj thotë se borxhi i Telekomit është shumë i madh edhe pa e marrë në lloagri kontratën e dëmshme me Z-Mobile dhe Devollët.
“72 milionë euro ka borxhe në Telekom”, shton ai./t7/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...