Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, ende nuk ka treguar nëse ai dhe vartësit e tij në këtë institucion kanë dhënë dorëheqje.
Kjo pasi kreu Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi sot gjatë ditës për dorëheqjen të serbëve nga të gjitha institucionet politike në Republikën e Kosovës.
Jevtiqi, që njëherësh është edhe nënkryetar i Listës Serbe, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ofrojnë mbështetje të plotë për serbët në veri të vendit, por nuk e ka bërë të qartë nëse është larguar nga posti i tij apo jo.
“Prej kohësh e kemi paralajmëruar dhunën institucionale dhe qasjen e keqe të institucioneve të Kosovës ndaj serbëve. Nëse qeveria në Prishtinë nuk i ndal të gjitha presionet ndaj serbëve, nuk shoh arsye që ne të jemi më pjesë e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Jevtiqi.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit./arbresh.info/
Пуна подршка нашој браћи са севера! Већ дуже време упозоравамо на институционално насиље и лош однос косовских институција према Србима. Уколико власт у Приштини не престане са свим притисцима на Србе не видим разлог да више будемо део косовских институцијама. @srpskalista
— Dalibor Jevtić (@jevticdalibor) November 5, 2022
Lexo edhe:
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...