Kryetari i ri i Prizrenit largon fotografinë e Presidentit Thaçi nga zyra

13:15 | 30 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e heroit Adem Jashari.

Një pamje e tillë vërehet në fotografitë e publikuar nga partia e Mimoza Kusari-Lilës , gjatë një takimi që përfaqësuesit e kësaj partie zhvilluan paraditen e sotme me Haskukën për ta uruar dhe për t’i ofruar mbështetje në postin e ri, shkruan Gazeta Metro.

Haskuka bëhet kryetari i dytë i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale që në zyrën e tij zëvendëson fotografinë e Thaçit.

Xhafer Tahiri, kryetari i Vushtrrisë që është pjesë e LDK-së, ditë më parë ka zgjedhur që në vend të presidentit Thaçi të mbajë në muret e punës fotografinë e veprimtarit Hasan Prishtina. /Gazeta Metro/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme