Kryetari i Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi ka pritur sot delegacionin nga USAID
Në kuadër të projektit të USAID për komunat transparente, efektive dhe llogaridhënëse (TEAM), kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi me bashkëpunëtorë ka pritur sot në një takim informues delegacionin nga ky projekt ku është njoftuar më gjerësisht rreth projektit. Në këtë takim është prezantuar qëllimi i këtij projekti që është ngritja e transparencës dhe llogaridhënies, në bazë të vlerësimeve për performancë më të mirë.
Qëllimi kryesor është ngritja e kapaciteteve sidomos në fushën e prokurimit publik.
Kryetari Latifi, fillimisht ka falënderuar pjesëmarrësit për takimin si dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke theksuar që ky projekt është shumë i rëndësishëm për komunën e Rahovecit në shtimin e kontrollit efektiv në fushën e prokurimit publik./arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?