Kabineti i Kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskuka është furnizuar me një laptop të ri.
E kjo blerje buxhetit të Komunës po i kushton afër 1 mijë euro, transmeton Indeksonline. Në një kontratë mes komunës dhe një mob-shop në Prizren bëhet e ditur se një laptop i ka kushtuar 970 euro.
Në përshkrimin e shkurtër të kontratës thuhet “Furnizim me një laptop për kabinetin e kryetarit”.
Për këtë tender janë paraqitur tre operatorë ekonomik, ku “ INTERSOFT“ e ka fituar tenderin.
Nuk është hera e parë që kjo komunë blenë laptop në vlerë të tillë.
Në muajin mars, zyra e kryetarit ka blerë laptop në vlerë prej 950 euro, transmeton Indeksonline.
Nuk është hera parë që shërbyesit publik shpenzojnë shuma të majme të parave për këto pajisje të cilat mund të blihen edhe më lirë.
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...