Nënkalimi në rrugën “Agim Ramadani” ishte konsideruar nga qeverisja komunale në kryqytet si një nga projektet më të rëndësishme.
Kryetari i komunës, Përparim Rama ka paralajmëruar nisjen e punimeve në këtë rrugë, anipse Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve e kishte refuzuar pëlqimin rreth projektit të nënkalimit në këtë rrugë, me arsyetimin se e dëmton trashigëminë historike.
“Do të fillon shumë shpejt ky projekt përkundër bllokadave të shumta. Pra, ligjërisht ne jemi në pozitë të fillojmë dhe do të fillojmë. Ne do ta shpallim fituesin brenda këtij viti dhe do të fillojmë me punë vitin e ardhshëm”, tha Rama.
Ai paralajmëroi edhe nisjen e punimeve në sheshin ‘Xhorxh Bush’.
“Po ashtu edhe me sheshin ‘Xhorxh Bush’ tash do të fillojmë. E kemi një numër të madh të projekteve. Rruga A është duke shkuar fantazi dhe po e ndërlidhim me Rrugën B”, shtoi ai.
Derisa foli për këto projekte, Rama përmendi edhe projekte të tjera që janë duke u realizuar, e që sipas tij do t’i ndihmojnë trafikut në kryeqytet.
Megjithatë, opozita në kryeqytet po adreson kritika ndaj ekzekutivit për mos realizim të projekteve.
“Kanë dështuar projektet kapitale, në sheshin ‘Xhorxh Bush’ vetëm e ka bllokuar rrugën dhe as nuk e ka bërë shesh e as rrugë. Po ashtu, edhe tunelin te ‘Agim Ramadani’ nuk e ka realizuar. Nuk e ka realizuar as unazën e jashtme e as të brendshme. Kështu që Prishtina është në kaos edhe në trafik, edhe në mbeturina edhe në raport me qentë endacak”, tha Besart Krasniqi, asamblist i LVV-së.
Nga PDK në Prishtinë thonë se qeverisja në kryqytet ka premtuar shumë e ka realizuar pak projekte.
“Nuk ka ardhur kryetari të diskutojë në kuvend asnjëherë me një pikë të veçantë për kolonat, për ajrin e ndotur, për ujin e papijshëm që ishte në Badoc. Pra, shihet se këto nuk janë interesa për kryetarin”, tha Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK-së./rtk
Kevin Edmond për rastin me ish-partnerin e Anës: Nuk kam asg...
Uji i detit shëron këto sëmundje
Xheneta e Fitimi analizojnë banorët dhe kanë një plan për el...
Kurti: Salla “Marjan Kozina” e Filharmonisë së S...
A i ka prishur raportet Sara dhe Driloni?
Pasojat e temperaturave të larta tek Shkëmbinjtë e Mëdhenj K...