Kryetari i Preshevës reagon ndaj sulmit të autobusit me udhëtarë nga Kosova

18:07 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka dënuar sulmin ndaj autobusit nga Kosova, i cili u gjuajt me gurë në Serbi.

Ai ka shkruar se është i shqetësuar për rastin e sulmit ndaj këtij autobusi dhe të gjitha sulmet e tjera nga ana e serbëve.

“Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb” shkroi Arifi në Facebook, transmeton Express.

Ai gjithashtu ka kërkuar “që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë”.

Ndër tjera, Arifi ka kërkuar që edhe faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në çështje të sigurisë dhe se lëvizja e lirë është e drejtë esenciale për popujt që kanë perspektivë evropiane.

“Gjithashtu kërkojmë edhe nga faktori ndërkombëtar të ndërhyj në këto çështje dhe të ketë siguri dhe lëvizje të lirë nëpër tërë territorin e Serbisë pasi lëvizja e lirë është esenciale për të gjithë popujt dhe paraqet perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian” shkroi Arifi.

Mbrëmë pak para mesnatës, autobusi me udhëtarë nga Kosova ishte sulmuar me gurë, fatmirësisht pa asnjë të lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme