Ideja e Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është e pa pranueshme edhe për kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin. Ai thotë se e mbështet idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, por e kundërshton një nismë për shkëmbim territoresh që do të sillte tensione në rajon. Arifi thotë se në interesin e Luginës së Preshevës është një Kosovë në kufijtë aktual e pranuar prej mbi 100 shteteve të botës.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një përgjigje për Gazetën Express, thotë që është e udhës që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, nëse nuk bëhen shkëmbime të tjera territoresh dhe nëse për një gjë të tillë bien dakord edhe ndërkombëtarët.
“Në qoftë se bazohemi në referendumin e vitit 1992, kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për të pasur një autonomi territoriale politike, me të drejt bashkimi me Republikën e Kosovës, dhe në qoftë se ndërkombëtarët e mbështesin një gjë të tillë, që bëhet fjalë vetëm për Luginën e Preshevës që të përfshihet në Republikën e Kosovës, pa shkëmbim territoresh dhe pa efekte anësore, siç mund të jetë Republika Srspska, apo Novi Pazar, apo edhe tek shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Në qoftë se këto nuk rrezikohen dhe ndërkombëtarët e mbështesin dhe nuk bëhet një shkëmbim territoresh, atëherë është e duhur në bazë të asaj që e kemi bërë në vitin 1992, që të bashkohet Lugina e Preshevës me Republikën e Kosovës” ka thënë Arifi.
Ai thotë se për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës nuk është në interes ideja e shkëmbimit të territoreve, sepse në rast të implementimit të një ideje të tillë, më së keqi do ta pësonin shqiptarët e asaj pjese. Prandaj sipas tij, një Kosovë me kufijtë aktual është ideale.
“Ne nuk jemi për një ide të tillë, që përflitet për shkëmbime të territoreve. Shqiptarët e Luginës së Preshevës jemi të interesuar për stabilitet në rajon dhe për një Kosovë e cila në territorin e saj është e pranuar mbi 100 shtete. Që të jetë ai territor dhe integriteti i saj të mbrohet në vazhdimësi. Ne mendojmë çdo shkëmbim territoresh në këtë rajon, do të ketë dhe efekte anësore që prapë sjell jo stabilitet në rajonin tonë, dhe ne shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta pësojmë më së shumti, sikurse në të kaluarën dhe askush nuk do të kujdeset për neve. Kështu që në këtë drejtim, një Kosovë me integritetin e saj territorial, ashtu siç është pranuar nga mbi 100 shtete është në interesin tonë. Është në interesin tonë që të pranohet edhe në OKB kështu siç është. Dhe kjo Kosovë për neve do të jetë në të ardhmen më e fuqishme”, është shprehur kryetari i Komunës së Preshevës.
Ai ka folur edhe për takimin me Thaçin, ku është folur rreth idesë së bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Thaçi e ka bërë të qartë se shanset janë minimale që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Republikës së Kosovës. Por nuk ka cekur asgjë që veriu i Kosovës t’i lihet pastaj Serbisë. Kështu që unë e di që Thaçi ka biseduar rreth korrigjimit të kufijve. Ka kërkuar në vazhdimësi në Bruksel të inkuadrohet si temë edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën”, ka përfunduar Arifi për Gazetën Express.
Ideja për shkëmbim të territoreve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, është prezantuar nga presidenti Hashim Thaçi, si një zgjidhje përfundimtare ndërmjet dy shteteve në dialogun e zgjatur që po zhvillohet në Bruksel. Ajo është përkrahur nga Vuçiq, por është kundërshtuar nga e gjitha klasa politike kosovare dhe nga shumë zyrtarë të lartë ndërkombëtar.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të thotë ‘luftë’, ndërsa partitë opozitare kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme me 4 shtator, ku pritet të nxirret një rezolutë që ia ndalon presidentit Thaçitë të flas në takimin e 7 shtatorit në Bruksel për prekje të kufijve të Kosovës.
Lëvizjen e kufijve nuk e ka mbështetur as kancelarja gjermane Anglea Merkel, e as kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç.
Edhe partitë opozitare në Serbi, e kanë kundërshtuar idenë për shkëmbime të territoreve.
Ndërkohë dje, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka bërë thirrje që të arrihet një marrëveshje ndërmjet dy shteteve, e cila sjell stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ajo madje e ka dhënë muajin Maj 2019 si kohën e fundit kur marrëveshja ndërmjet dy vendeve duhet të arrihet, si çelës për rrugën e dy shteteve drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani