Kryetari i Preshevës i reagon Lajçakut: Turp për ju

11:47 | 30 Qershor 2022
A. B.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, e ka qujtur të turpshme vizitën e Emisarit të BE-së, te minoriteti serb në veri përderisa s’e viziton Luginën e Preshevës.

Arifi i ka replikuar Lajcakut në Twitter duke thënë se standardi i dyfishtë ka emër.

“Është turp të ju shoh duke vizituar minoritetin serb në Kosovë përderisa zgjedhni që të mos e vizitoni Luginën e Preshevës, ku minoriteti shqiptar përballet me format më të rënda të diskriminimit. Standardet e dyfishta kanë një emër, BE.” Ka shkruar i pari i Preshevës.

Kujtojmë se, Emisari i BE-së, Lajcak, në përfundim të vizitës së tij në Kosovë ka vizituar veriun e Kosovës ku është takuar me kryetarët e komunave veriore dhe zyrtarët e Listës Serbe. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme