Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përmes së cilës i ka kërkuar që mos të ndërpritet dialogu me Serbinë.
Letrën drejtuar Kurtit të cilën Arifi e ka publikuar në rrjetin social Facebook, thuhet se shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Prandaj është e rëndësishme për ju, të konsideroni kërkesat e partnerëve ndërkombëtar të cilët ftojnë në dialog dhe komunikim në vazhdimësi, për arsye se jo vetëm ju jeni të rrezikuar në veri të Kosovës dhe në Kosovë përgjithësi, por nëse dialogu dhe komunikimi ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shënjestër të një situate apo grupi terrorist”, thuhet në letër.
“Është jetike për ne të aktivizoni të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik, për të garantuar siguri për shqiptarët në Luginë. Përndryshe, Lugina e Preshevës me veriun mund të bëhet “fuçi baruti””, thuhet tutje në letrën e Arifit drejtuar kryeministrit Kurti.
Mes tjerash, Arifi ka kërkuar që Kosova të jetë përkrahë me SHBA-në dhe BE-në sepse siç thotë ai, është zgjedhja e vetme për Luginën e Preshevës.
“Lugina e Preshevës është Kosovë, çdo sulm ndaj shtetit të Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejt prek banorët e Luginës së Preshevës. Në çdo betejë ne kemi qenë krahë Kosovës, por sot kemi nevojë që Kosova të jetë me ne! Në ditë si këto, bashkërendimi me miqtë tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE është e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe për Luginën e Preshevës”, thuhet në fund të letrës./Arbresh.info
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...