Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka treguar për masat që janë ndërmarrë në sekrorin e shëndetësisë në komunën që ai drejton që nga marrja e mandatit si kryetar komune.
Bulliqi përmes një postimi në ‘facebook’, ka thënë se kanë rritur kanë rritur kapacitetet me shtretër, njësinë e testimit e triazhimit e kompletuam me njësinë SARS-COV 2 pozitiv me shërbim 24 orë, shkruan portali arbresh.info
Kanë funksionalizuar sallën e infuzioneve në katin e dytë të emergjencës si dhe shërbimin radiologjik e atë laboratorik për 24 orë punë.
Postimi i tij i plotë:
– Filluam me shërbimin ANTI-COVID duke rritur kapacitetet me shtretër, njësinë e testimit e triazhimit e kompletuam me njësinë SARS-COV 2 pozitiv me shërbim 24 orë.
– Funksionalizuam sallën e infuzioneve në katin e dytë të emergjencës.
– Kompletuam me të gjitha aparaturat e mundshme emergjencën dhe shërbimet tjera të QKMF-së.
– Zhbllokuam dhe funksionalizuam laboratorin, dekoduam aparaturat e reja që me vite ishin jo funksionale, kemi aktivizuar aparatura të reja të teknologjisë së fundit.
– Përuruam ultrazërin gjinekologjik në maternitet dhe eliminuam terminet e pritjes.
– Siguruam donacion nga fondacioni “Labinot Tahiri” një autoambulancë.
– Krijuam kushte e hapësira të reja për shërbimin pulmologjik, i cili punonte në një ambient me dy dhoma brenda objektit të mbushura me vite me materie toksike të cilat kundërmojnë edhe në lagje.
– Inventarizuam dhe pajisëm me aparatura të reja QMF-të dhe disa nga AMF-të dhe jemi në përmbyllje të këtij procesi edhe në AMF-të e tjera.
– Funksionalizuam shërbimin radiologjik 24 orë.
– Funksionalizuam shërbimin laboratorik 24 orë.
– Filluam me kujdesin paliativ-shtëpiak çdo ditë madje edhe ditëve të pushimit.
– Kompletuam stomatologjinë me dy karrige stomatologjike në Qendrën Mjekësore në Lluzhan.
– Tashmë inaguaruam edhe laboratorin viro-bakteriologjik në katin e pulmologjisë.
– Përgatitëm sallën për fillimin e ligjëratave të edukimit të vazhdueshëm profesional.
– Kemi bërë furnizimin edhe me 4500 teste rapid për testim të shpejtë të Sars-Cov-2.
Të gjitha këto dhe projekte tjera vetëm për 2 muaj dhe me resurse humane e materiale të kufizuara (30 profesionistë më pak se muajin e kaluar), punë kjo falë një riorganizimi të brendshëm.
Nuk do të ndalemi, do të ketë në vazhdimësi projekte të reja dhe të gjitha këto në funksion të një shërbimi më të lehtë, më të shpejtë e më të afërt për qytetarin.
Mbi të gjitha mbretëron diciplina dhe rritja e performancës në punë. /arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...