Një takim i thirrur të martën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për ndërtimin e hidrocentraleve për prodhimin e energjisë, ka bërë që kryetari i Pejës t’ia dërgojë një letër ministrit Endrit Shala.
Nëpërmjet kësaj letre, të cilën e ka siguruar Telegrafi, Gazmend Muhaxheri kundërshton që hidrocentralet të ndërtohen në rrjedhën e Lumbardhit.
“Më lejoni që të ju njoftoj, se ky projekt është nga viti 2012-të, dhe ka marrë gjithë këtë kohë sepse, dokumentacioni i cili është miratuar në Komunën e Pejës, pra Plani i Zhvillimit Komunal, kategorikisht e ndalon ndërtimin e hidrocentraleve ose projekteve për prodhimin e energjisë në rrjedhën kryesore të Lumbardhit. Dhe duhet të kemi parasysh, se projektet të cilat janë zhvilluar në anën tonë, e sidomos në Grykën e Deçanit nga po i njëjti investitor, dëmet ambientale kanë qenë kolosale, kështu që ne kemi marrë veprimet tona dhe kemi stopuar çdo komunikim me investitorin”, thuhet në letrën e Muhaxherit.
Në letër, kryetar i Pejës ka akuzuar MTI-në se ka njoftuar vonë në lidhje me këtë takim.
Muhaxheri tutje ka shkruar se komuna e Pejës, e ka shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik, Grykën e Rugovës.
Ndryshe nga takimi i ministrit Shala, u tha se investitori “KelKos Energy Peja”, pritet të investojë 97 milionë euro në këtë komunë.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...