Google ADS

Kryetari i OEK-ut do të marrë pjesë në konferencën e liderëve të rajonit në Shkup

19:12 | 21 Janar 2024
E.G

Oda Ekonomike e Kosovës ka njoftuar se kryetari, Lulzim Rafuna në cilësinë e Kryetarit të Forumit të Investimeve të Dhomave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, do të marrë pjesë në konferencën “Plani i zhvillimit: Ballkani Perëndimor takon BE-në”, që do të mbahet të hënën, më 22 janar, në Shkup.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë marrin pjesë liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët, duke përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, Forumin e Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6, Bankën Evropiane të Investimeve, Banka për Rindërtim, Banka Botërore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të përqendruar diskutimet e tyre në dy nga katër shtyllat e Planit të Rritjes: të ardhmen e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe integrimin me Tregun e Përbashkët Evropian, përcjell Arbresh.info.

“Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor është kthyer në një nga partnerët kryesorë të BE-së më projektet për të përgatitur rajonin për integrim në BE.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

OEK bën të ditur se kryetari Rafuna, një ditë para konferencës, u shpreh se do të angazhohet që të ndërtohen sa më shumë ura bashkëpunimi mes bizneseve të rajonit dhe BE-së.

“BE është e ardhmja e rajonit dhe bizneset janë ato që të parat po e trasojnë rrugën e integrimit për këtë do të angazhohem edhe në këtë konferencë “, u shpreh kryetari Rafuna./Arbresh.info/

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të mirëpresë të dielën në mbrëmje, në një darkë pune në Shkup , liderët e vendeve të rajonit.

Ata do të marrin pjesë në takimin e 22 janarit, kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian.

LEXO EDHE:

Nesër në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Të ngjashme