Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu ka thënë se mbi 1,200 punëtorë shëndetësorë kanë qenë të infektuar me coronavirus.
“494 mjekë janë infektuar ku 200 nga ta janë ende raste aktive. Ky numër është shqetësues duke pasur parasysh kapacitetet që kemi dhe numrin e plakur të mjekëve”, tha ai për RTV Dukagjinin , përcjell Telegrafi.
Sejdiu thotë se 12 mjekë janë nën mbikëqyrje intensive të kolegëve dhe shpresojnë se edhe ata do të kthehen në punë së shpejti.
Ai thotë se infektimi i mjekëve është sfidë edhe për popullatën.
“Popullata duhet të bëjë më shumë kujdes që të na ruaj edhe personalin tonë shëndetësorë”.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës thotë se mosha më e atakuar në Kosovë në coronavirusi është ajo nga 30-39 vjeçe.
Ai thotë se kapacitetet humane të mjekëve pavarësisht se janë shtuar nuk janë të mjaftueshme për të përballuar fluksin e pacientëve me coronavirus.
“Lodhja ka filluar të ndjehet në mesin e kolegëve tanë”, tha ndër të tjera Plaurat Sejdiu.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...