Google ADS

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës: Remdesivir dhe Favpiravir kanë efekt te pacientët që janë prekur rëndë nga COVID-19

23:30 | 1 Shtator 2020
L G

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi ka thënë  ka thënë se barnat për coronavirus nga sot mund të hyjnë në Kosovë pa marketing.

“Deri më tani importi ka mundur të bëhet vetëm për pacientët në mënyrë individuale ndërsa nga sot barnat mund të merren edhe nga kompanitë farmaceutike e që nuk ka mundur të merret deri më tani pa ndonjë autorizim”.

Jakupi thotë se dy produktet Remdesivir dhe Favpiravir janë dëshmuar që ndihmojnë në trajtimin e coronavirusit.

“Duhet të kemi të qartë se këto nuk janë çudibërëse, por shkurtojnë kohën e shërimit nga coronavirusi te pacientët që janë mesatarisht të rëndë ose të rëndë. Pra këto barna kanë dhënë rezultate shumë të mira”, tha ai për RTV Dukagjinin.

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës thotë se për shumë produkte farmaceutike në fillim të pandemisë u krijua mungesë në treg për shkak të panikut./Telegrafi/

Të ngjashme