Kryetari i partisë Lëvizja për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, i është gëzuar suksesit në zgjedhjet presidenciale të presidentit aktual turk, Recep Tayyip Erdogan.
Çerkezi ka uruar të gjithë përkrahësit e Erdogan për fitoren në zgjedhje, duke thënë se tek ne ka ndikuar koha e perandorisë Osmane falë gërshetimit të shumë fushave jetësore.
Ai ka shtuar se ka përkrahës dashakeqës e mospajtues mendimesh me presidentin turk.
“Gërshetimi i shumë fushave jetësore me Turqinë tregon se sa ka ndikuar koha e perandorisë Osmane tek ne. Dhe jo për keq siç na e tregojnë disa historianë, por realisht si ka qenë e si është. Duket haptas që ka përkrahës dhe dashakeqës e mospajtues mendimesh me presidentin Tayip Erdogan, mirëpo fitorja e tij dëshmon krejt diçka tjetër, se çfarë burrë shtetas qëndron në krye të shtetit turk”, ka shkruar Çerkezi.
Çerkezi ka uruar fitoren e Erdoganit, duke thënë që fitorja e tij të jetë edhe në favorin tonë.
“Për përkrahësit e politik-bërjes së tij, urime. Uroj që kjo fitore të jetë në të mirën e popullit turk si dhe në favorin tonë, si për bashkëpunimin mes shteteve tona ashtu edhe në ekonomi, kulturë e shumë çka tjetër. Edhe një herë, urime dhe suksese”, ka përfunduar Çerkezi.
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...