Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, shpreh shqetësim të thellë ndaj sulmit fizik ndaj një taksisti shqiptar që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Ai tha se incidentet e fundit, rasti i atakimit të një shtëpie shqiptare në Lagjen e Doktorëve dhe sulmi ndaj taksistit janë tejet shqetësuese dhe të pa pranueshme dhe kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë.
I pari i Mitrovicës ka kërkuar angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjelltë.
Ndërsa, nga organet e hetuesisë kërkon veprim më energjik në zbullimin e shkaktarëve të incidenteve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...