Google ADS

Kryetari i Malishevës viziton fëmijët që i mbijetuan aksidentit në rrugën Prishtinë-Podujevë

14:59 | 29 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati ngushëlloi familjen Sopaj pas humbjes së dy familjarëve në aksidentin i cili ndodhi sot në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Ai publikoi edhe foto në rrjetin social Facebook ku shihet se ka vizituar në QKUK dy fëmijët, të cilët mbijetuan nga ky aksident.

“Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë. E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal. Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës.”, shkroi Kastrati./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme