Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka kujtuar 15 maturantët që para 19 vitesh kishin vdekur derisa po ktheheshin nga ekskursioni në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka shkruar se 14 tetori i vitit 2004 është datë e errët, ku kishin humbur jetën 15 maturantë të komunës së Malishevës.
Postimi i plotë:
“Sot 19 vite më parë, pra, 14 tetori i vitit 2004, është datë e errët kur ne humbëm tragjikisht në Fushë Arrëz të Shqipërisë, 15 maturantë të komunës së Malishevës, tek sa po ktheheshin nga ekskursioni në shtetin tonë amë, duke shënuar kështu këtë ngjarje shumë tragjike për ne, ku i gjithë kombi shqiptar ishte i pikëlluar dhe i thyer nga kjo fatkeqësi e hidhur.
Gjithë jetën do u jemi mirënjohës autoriteteve shqiptare për kujdesin intensiv, me theks te veçantë atyre shëndetësore, të cilat u dolën në ndihmë nxënësve, personelit arsimor, familjeve dhe institucioneve të komunës së Malishevës për të përballuar sa më lehtë pasojat tragjike të atij aksidenti.
Qofshin të paharruara kujtimet për 15 maturantët tanë. Lavdi jetës dhe veprës së tyre jetësore!/Arbresh.info
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...