Kryetari i LVV-së në Pejë dënon sulmin ndaj Muhaxherit

23:03 | 26 Tetor 2024
R J

Kryetari i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Taulant Kelmendi, ka reaguar pas sulmit që iu bë sot kryetarit të kësaj Komune, Gazmend Muhaxheri.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se janë të indinjuar me rastin.

“Jemi të indinjuar me rastin e përleshjes fizike ku ishte i përfshirë kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. Sulme të tilla janë të ulëta e të patolerueshme.

Është thelbësore që organet e drejtësisë të veprojnë me shpejtësi dhe vendosmëri për të sjellë përgjegjësit përpara ligjit, duke dërguar një mesazh të qartë se veprime të tilla nuk mund të normalizohen” shkroi Kelmendi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme