Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se në këtë qytet deri tani janë të prekur vetëm 2 persona me Covid-19.
Ahmeti deklaroi se i prekuri i fundit me Covid-19 në Krojmir të Lipjanit ishte i ardhur nga jashtë dhe kishte qëndruar në Qendrën e Studentëve në karantinë.
“Sot jemi dëshmitar të rritjes së numrit të të prekurve me virusin Covid-19, kështu duke bërë situatën edhe më serioze në vend”.
“Ne në Lipjan deri më tani kemi vetëm dy raste, atë në Janjevë tashmë të liruar nga karantina dhe rasti nga Krojmiri që fatmirësisht ishte karantinuar me kohë”.
“Personi i infektuar nga fshati Krojmir ka ardhur nga jashtë, dhe pas qëndrimit të tij në karantinë (tek qendra studentëve), ka rezultuar të jetë pozitiv, kështu dhe është shmangur kontaktit me banorët e fshatit Krojmir. I dëshiroj shërim të shpejt rastit nga Krojmiri dhe gjithë të prekurve”.
“Po ashtu apeloj tek të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Komuna e Lipjanit së bashku me stafin e QKMF-së në Lipjan po marrin masat e reja preventive dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, dhe se çdo gjë është nën kontroll”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook./kk/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...