Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, dje kishte mbetur i bllokuar në objektin e komunës.
Ai ka filluar punën që nga ora 06:30 e mëngjesit dhe ka kaluar natën aty.
Siç merr vesh Klankosova.tv ai është brenda me vëllaun e tij dhe do ta kalojë natën aty, për shkak se nuk ka si të largohet.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme në Leposaviq kanë protestuar serbët që nga orët e para të mëngjesit, teksa më vonë një pjesë e tyre është shpërndarë.
Njëjtë kanë protestuar edhe në komunën e Zubin Potokut dhe në Zveçan, ku në këtë të fundit pati tensione më të mëdhë, pasi mbetën të lënduar rreth 25 trupa të KFOR-it
Një ditë pas vandalizmit të shfaqur ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, serbë të nxitur nga strukturat kriminale kanë paralajmëruar edhe për sot grumbullime pranë tri objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Nga përleshja e djeshme me protestuesit e dhunshëm serbë, të cilët hodhën shok bomba dhe molotov, së paku 25 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar, disa prej tyre në gjendje të rëndë, derisa të lënduar pati edhe nga radhët e protestuesve.
Ndërkohë, sot që nga orët e hershme ka filluar pozicionimi i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në afërsi të objektit të komunës në Zubin Potok, teksa situata aktualisht është e qetë.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...