Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit të shquar Zijadin Gashi.
Në telegramin e tij, Abdixhiku ka theksuar se lajmi i hidhur për humbjen e Gashit e ka pikëlluar thellë, duke e cilësuar atë si një gazetar të paepur dhe një zë të rëndësishëm të së vërtetës.
Ai ka theksuar se Zijadini dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gazetarinë kosovare, veçanërisht në periudhat e vështira kur fjala e lirë dhe guximi ishin më të domosdoshme se kurrë.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Zijadin Gashit, një gazetar i shquar dhe një zë i paepur i së vërtetës. Zijadini dha një kontribut të jashtëzakonshëm për gazetarinë kosovare, veçanërisht gjatë periudhave të vështira kur fjala e lirë dhe guximi ishin më të domosdoshme se kurrë.
Puna dhe angazhimi i palodhshëm dhe i pandalshëm, janë dëshmi e trashëgimisë së tij të vyer profesionale dhe njerëzore. Në këto çaste të rënda, në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit gazetaresk. Kujtimi për të dhe vepra e tij do të mbesin gjithmonë shembull i jashtëzakonshëm i përkushtimit dhe guximit të tij si gazetar e si veprimtar i vendit tonë.I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Zijadin Gashi!”, tha Abdixhiku./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...