Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut mohon përfshirjen e stafit të tij në incidentin ndaj Osmanit

23:12 | 1 Gusht 2024
E.H

Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, i ka ndodhur një incident në Aerporton e Shkupit derisa ajo po e kalonte kontrollin ku sipas këshilltarit për media të Presidencës, Bekim Kupina, Osmanit iu kërkua nga punëtori i sigurimit telefoni dhe gjërat e saj personale.

U raportua se në këtë rast ishin të përfshirë edhe pjesëtarët e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Kjo u mohua nga Kabineti i Gashit të cilët përmes një komunikate për media kanë dematuar lajmin.

“Përkundër këtyre informacioneve, pjestarët e sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP. Me këtë rast teksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz. Pas kësaj u bëjmë thirrje edhe mediave që kanë raportuar për këtë ngjarje, që ta verifikojnë informacionin e tyre para se të publikojnë pretendime të tilla dhe të veprojnë me përgjegjësi profesionale dhe etike”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Afrim Gashit dërguar mediave./klanmacedonia

 

Lexo edhe:

Incident diplomatik në aeroportin e Shkupit, Presidentes Osmani sigurimi provoi t’ia marrë telefonin

MPB-ja maqedonase: Osmani tentoi të kalonte pa e skanuar telefonin e bagazhin – tre persona të Gashit kërcënuan punëtorët e TAV-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme