Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova po i jep hapësirë Serbisë që të tregohet më e moderuar, për shkak se sipas tij, dialogu me këtë shtet po e përçan spektrin politik kosovar.
“Kosova po i jep hapësirë Serbisë të tregohet më e moderuar për dialogun me Serbinë. Kjo është hera e parë që Kosova heziton të shkon në dialog me Serbinë. Kemi qëndrime shumë të qarta që duhet të mbrojmë, sovranitetin dhe funksionalitetin tonë, pasi kemi një Asociacion që synon të implemntohet në Kosovë. Dialogu me Serbinë nuk është dashuri, është domosdoshmëri përmes së cilës ne synojmë ta përfundojmë konfliktin me shtetin serb, por me qëndrim që është i qartë: shtet i pavarur, anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Veseli në një intervistë për Insajderin.
Kreu i Kuvendit ka kritikuar opozitën që sipas tij po tregohen të paarsyeshme për shkak të hatërmbetjeve në mes akterëve politikë.
Në pyetjen se: a ka inati opozita me Veselin apo Thaçin?, Veseli ka thënë se ai mendon se opozita bëhet e tillë vetëm për shkak të dëshirës për të qenë në pushtet dhe për të fituar politikisht.
“As me mu e as me Thaçin. Unë kam përshtypjen. Nëse duhet të jem i sinqert, e kanë dëshirën. LDK-ja mendon se është e dëmtuar nga qeverisja e kaluar për shkak të një qëndrimi opozitar që kanë përfituar, kjo nuk është logjikë shtetërore. Kemi shkuar në zgjedhje për shkak të dallimeve brenda LDK-së”, ka thënë kryetari i Kuvendit.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve