Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të 21 komunave, të cilat të dielën do të dalin në zgjedhje, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Radoniqi në hapjen e mbledhjes së KQZ-së iu drejtua qytetarëve të komunave, në të cilat nesër do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve që të votojnë, pasi sipas tij, me votën e tyre ata vendosin se kush të qeverisë në komunën e tyre për katër vjet, shkruan arbresh.info.
“Ftojë të gjithë qytetarët e Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar dhe të zgjedhin kryetarin e komunës së tyre, i cili do të qeverisë në komunën e tyre. Të dashur qytetarë, vota juaj ka rëndësi të madhe, sepse përmes kësaj ju do të vendosni se kush do të qeverisë në komunën tuaj në katër vitet e ardhshme”, tha Radoniqi.
Ai ftoi edhe anëtarët e këshillave të vendvotimeve që t’i përmbahen ligjeve, pasi në të kundërtën mund të ballafaqohen me ligjin.
“Me këtë rast dua të ftojë anëtarët e këshillave të vendvotimit që t’i përmbahen ligjeve në fuqi dhe rregullave zgjedhore të KQZ-së, sepse çdo veprim i tyre që është në kundërshtim me ligjin, janë të dënueshme rëndë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Ftojë qytetarët e Kosovës që të raportojnë për çfarëdo parregullsi që mund të hasin gatë procesit zgjedhor”, u shpreh Radoniqi.
Ai tha se KQZ është i angazhuar me përkushtim të lartë që të dielën, qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe që zgjedhjet të jenë të lira, demokratike, si dhe të gëzojnë besimin e të gjithëve.
Ndryshe, në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë shkuar 21 komuna, ku 42 kandidatë do të përballen në balotazh për të fituar mandatin e kryetarit./arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...