Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pastron borën

13:02 | 23 Janar 2022
A. B.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mbrëmjen e djeshme bashkërisht me punëtorët e ndërmarrjes komunale ka pastruar rrugët e qytetit nga bora dhe ngricat.

Sipas fotografive të publikuara, Kasami shihet bashkë ne drejtorin e NP Tetova, Nresdin Fetai me lopata në duar duke pastruar trotuaret nga bora.

“Përderisa të gjithë në këto temperatura të ulëta janë nëpër shtëpitë e tyre, ata, heronjtë e qytetit kujdesen për hapësirat publike. Sonte bashkë me ta pastruam trotuaret nga bora dhe ngricat e krijuara nga temperaturat e ulëta. Siguria dhe lëvizja e lirë e qytetarëve është detyrë e jona. Me punonjësit dhe me qytetarët!”, shprehet Kasami.

Kujtojmë se kryetari Kasami para dy ditëve punonjësve të Higjienës komunale u premoti uniforma dhe pajisje të reja për punë, paga më të larta dhe kushte më të mira për punë.

https://www.facebook.com/watch/?v=1040840419858819&t=0

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme