Kryetari i Komunës së Prishtinës jep detaje për zyrtaren e arrestuar

16:49 | 30 Tetor 2019
L G

Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka hetuar një zyrtare të komunës së Prishtuinës, e cila dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e saj zyrtare.

Gjatë ditës së sotme Nerxhivane Demolli u arrestua pasi dyshohet se ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë

Për këtë ka reaguar edhe kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159025524477166

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti ka thënë se zyrtarja e komunës ka bërë shkelje ligjore duke lëshuar vërtetime të rrejshme.

“Para dy javësh, gjatë një kontrolli të brendshëm në komunën e Prishtinës, kemi gjetur se një zyrtare e tatimit në pronë, ka lëshuar vërtetime të rrejshme për borxhet e tatimit në pronë. Këto vërtetime kërkohen për të regjistruar makina, dhe natyrisht se lëshimi i rrejshem i vërtetimeve të tilla është shkelje ligjore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se e ka udhëzuar drejtoreshën e financave që ta denoncojë zyrtaren në polici dhe të ndjeken procedurat e nevojshme.

“Kam udhëzuar drejtoreshen e financave që zyrtaren ta denoncoi në polici dhe kemi filluar procedurat diciplinore. Si pasojë e denoncimit e njëjta zyrtare sot është shoqëruar në polici për vepër penale. Si gjithmonë, nuk do të tolerojmë shkelje të tilla nga zyrtarët tonë pa marr parasysh pozitat e pasojat”, ka shkruar Ahmeti./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme