Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe nënkryetarja Vjollca Shala janë takuar në ambientet e parlamentit të Kosovës me kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola.
Në njoftim thuhet se Jasharaj ka deklaruar se janë shumë çështje në arsim që duhen debatuar, prandaj ka kërkuar nga Gola që të organizohet një takim i anëtarëve të Komisionit parlamentar për Arsim me përfaqësuesit e SBASHK-ut për të debatuar për të gjitha çështjet aktuale në arsim dhe për të bërë bashkërisht përpjekje në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim, përcjell Arbresh.info
“Jasharaj i ka shprehur shqetësimet e SBASHK-ut edhe lidhur me ndryshimet që janë bërë në skemën pensionale e që kanë prekur në të drejtat e fituara të punëtorëve të pensionuar arsimor, si dhe ka lutur z. Gola që të gjej kohë për t’u takuar me përfaqësuesit e SBASHK-ut që do të ofronin fakte e argumente për çështjen e ngritur”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, deputeti Gola ka shprehur gatishmërinë për të realizuar së shpejti takim me përfaqësuesit e SBASHK-ut lidhur me çështjen e ngritur për skemat pensionale dhe për një takim me Komisionin Parlamentar për Arsim.
“Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala ka informuar kryetarin Gola për gjithë angazhimet që janë bërë e do të bëhen në mënyrë që Konferenca e 20 dhe 21 shkurtit “Kujdesi për shëndetin mendor në shkollat e Kosovës” të jetë e organizuar mirë dhe të arrij objektivat e parapara”, thuhet në njoftim.
“Kryetari Gola ka përgëzuar SBASHK-un dhe Qendrën Amerikane të Solidaritetit për idenë e qëlluar të mbajtjes së këtij aktiviteti, duke uruar që panelistët dhe pjesëmarrësit të japin kontribut të lartë me qëllim që të nxjerrën edhe rekomandime për të gjithë palët, se çfarë mund të bëhet në të ardhmen në shërbim të arsimit në Kosovë”, thuhet tutje në njoftimin për media./Arbresh.info.
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...