Kryetari i Kamenicës: Nuk mjaftojnë tre fjalë për ta përshkruar Albin Kurtin

12:06 | 31 Mars 2024
E.H

Kryetari i Komunës së Kamenicës, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, Kadri Rahimaj, thotë se nuk mjaftojnë tre fjalë për ta përshkruar liderin e partisë së tij dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti është kryeministri më i denjë që ndonjëherë ka pasur Kosova.

Në një intervistë për Arbresh.info, Rahimajt iu dukën pak tri fjalë për ta përshkruar Kurtin.

“Po më duket pak me përshkruar me tre fjalë. Po besoj që është njëri prej kryeministrave më të denjë që ka pasur Republika e Kosovës. Bagazhi i tij politik është shumë i madh, njohuritë e tij në raport edhe me sfidat që i ka shteti i Kosovës, janë shumë të thella dhe ka një vizion shumë të qartë edhe politik edhe ekonomik se si duhet të ecën më tutje Kosova”, shprehet Rahimaj./Arbresh.info/Ejona Hyseni/

Lexo edhe:

Projektet, sfidat dhe planet për mandatin e dytë – Intervistë me kryetarin e Kamenicës

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme