Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar qytetarët e kësaj komune se do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura.
Kastrati këtë e ka bërë të ditur përmes një video të cilën e ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’, shkruan arbresh.info
Ai ka bërë të ditur se tani e tutje çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.
“Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”, ka shtuar Kastrati.
Gjeni videon më poshtë:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...