Google ADS

Kryetari i Kamenicës akuzohet se po e keqpërdor detyrën

20:25 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Avokati i Komunës së Kamenicës akuzon Qëndron Kastratin se po manipulon me buxhetin e komunës, raporton T7

Ka gati tre vite që kur ka marrë përsipër udhëheqjen e Komunës së Kamenicës.

Por përgjatë kësaj kohe Qëndron Kastrati po akuzohet se keqpërdori dhe po vazhdon ta keqpërdorë detyrën zyrtare.

E gjithë kjo sipas avokatit të komunës, Shefqet Rexha.

Ai thotë se manipulimet i pari i komunës së Kamenicës i ka bërë më së shumti në aspektin financiar.

Përveç kësaj, Rexha thotë se buxheti i komunës është dëmtuar edhe kur Qëndron Kastrati u ka dhënë pagë 4 drejtorëve të disa shkollave, përkundër që atyre u kishte skaduar kontrata e punës.

Përfaqësuesi ligjor i Kamenicës, thotë ta ketë paralajmëruar edhe për objektet pa leje që ndodhen në qytet.

E prej kësaj kohe, Rexha thotë që të ketë filluar presioni ndaj tij, nga ana e Qëndron Kastratit.

Shefqet Rexha shton se kryetari i Kamenicës nuk është duke e kryer punën si duhet dhe për këtë duhet të jap përgjegjësi para organeve ligjore.

Ndërkaq, Qëndron Kastrati thotë që keqpërdorimeve që u referohet avokati Rexha janë në proces të hetimeve, ku i përfshirë është edhe vetë Rexha.

Më tutje Kastrati ka mohuar se i ka bërë presion Shefqet Rexhës. Ai aludon se ky i fundit po tenton ta shantazhojë.

Ndër të tjera, avokati Shefqet Rexha akuzon Kryetarin e Komunës së Kamenicës edhe për parregullsi të tjera me staf.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme