E punuan për dekada me radhë ani se i takoi Erenikut.
Ndërsa tani kur Agjencioni Kosovar i Privatizimit vendosi ta privatizojë këtë tokë, që kapë rreth 53 hektarë, banorët e fshatit Drenoc të Deçanit i bënë bashkë 41.500 euro për ta blerë, njofton Klan Kosova.
E në ditën kur aplikuan, ofertoi edhe dikush tjetër.
Oferta që sipas këtyre u dorëzua nga Kryetarit i Agron Kuqi është 106 mijë euro, andaj ua prishi hesapet banorëve të cilët nuk kanë ndonjë dokument të pronësisë së tokave që i punojnë.
Banorët ankohen se Kuqi po e blen tokën, meqenëse nëpër të do të kalojë autostrada e Dukagjinit, por kjo iu mohua Klanit nga zyrtarët komunal të Deçanit, të cilët tashmë i kanë hartat e trasesë.
Roth për protestat në Serbi: Të qëndrojmë për liri dhe demok...
“Kam humbur diçka që lashë jashtë për ty”, Xheneta plas në v...
Barcelona në kaos, grupimi “Som Un Clam” kërkon dorëheqjen e...
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave të t...
I moshuari 87-vjeçar përplaset nga një automjet në Këlcyrë t...
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...