Billbordi me emblemën e UÇK-së, i cili u vendos në afërsi të Graçanicës nga drejtimi i Gjilanit, nuk ka për qëllim pajtimin, por provokimin”, ka deklaruar kryetari i komunës së Graçanicës Sërgjan Popoviq për Kosova Online dhe ka paralajmëruar takime me përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë sot.
“Tabela u vendos jo shumë larg shtëpive të familjeve serbe në vendbanimin e Kishnicës, të cilat janë po aq të shqetëuara sa banorët e Graçanicës”, brengoset Popoviq.
“Ne i bëmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të përdorë autoritetin e tij në mënyrë që gjëra të tilla të mos ndodhin. Nesër do të kemi takime me të gjitha strukturat e sigurisë dhe do t’u tregojmë atyre se cili është problemi dhe si ta heqim atë billbord”, ka pretenduar Popoviq.
Billbordet, me mesazhin “Liria ka emër” të shkruar pranë emblemës së UÇK-së, janë vendosur në të gjithë Kosovën. Shumica e tyre janë vendosur në rrugët që çojnë në Prishtinë, në të cilat komuna e Graçanicës mbështetet territorialisht, shkruan Kosovo Online.
“Unë jam kryetar i komunës së Graçanicës dhe kjo është një komunë serbe. Detyra ime është të dëgjoj dhe të flas me popullin tim. Kam marrë shumë thirrje dhe kam dëgjuar se ata janë dukshëm të shqetësuar për shkak të gjithë kësaj”, ka pretenduar Popoviq.
Ky reagim i Popoviqit edhi menjëherë pasi një ditë më parë, shefi i tij, drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq u ankua për vendosjen e këtij billbordi në afërsi të Graçanicës, duke pretenduar se “ky është kërcënim i hapët për serbët”.
Për emblemën e UÇK’së, nga Serbia ka reaguar shefi i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq. Sipas tij, kjo e kërcënon sigurinë e serbëve në Kosovë.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia