Google ADS

Kryetari i Gjykatës Themelore: Në aksionin e Karaçevës nuk u arrestuan akterët kryesorë të krimit

10:32 | 27 Shtator 2020
L G

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi në një intervistë, ka thënë se në aksionin e Karaçevës nuk është arritur të arrestohen akterët kryesorë të krimit, por sipas tij, vetëm ata që kanë qëlluar rastësisht aty.

Sipas tij, pas aksionit 9 persona kanë qenë të kërkuar, ku prej tyre 4 janë lajmëruar, ndërsa edhe 5 janë në arrati.

“Edhe unë e kam dyshimin tim për arsye se ato informata dikush i ka pasë e që i ka nda me dikë e ata që s’janë zanë. Sipas informatave që i kam unë, ne atë ditë 30 i kanë pru në gjykatë për caktim të masës së paraburgimit. Kam dëgjuar që edhe 9 janë të kërkuar, 4 prej tyre janë lajmëruar edhe 5 janë në arrati megjithëse unë nuk e di kush janë emrat e tyre sepse unë nuk jam marrë me emra”, ka thënë kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.

Ai ka shtuar se nuk janë arrestuar akterët kryesor që kanë zhvilluar aktivitet të paligjshme në Karaçevë, saktësisht pronarët e objekteve.

“Mirëpo me sa e di unë në bazë të shkresave të lëndës që më kanë ardhur në gjykatë dihen njerëzit se vetëm dyshohen për kontrabandim me mallra, tregti e ndalueshme dmth edhe lojë bixhozi, ndërsa nuk zihen ata që kanë qenë akterët kryesor, se të kujt kanë qenë ato objekte pronarët e objekteve. Më duket se ata nuk janë edhe ata duhet të jenë përgjegjësit kryesor për këtë rast që ka dhënë me të vërtet bujë të madhe. Ndoshta edhe në historinë e Kosovës të re nuk  ka pasur rast që 30 menjëherë që janë arrestuar, kjo është për lëvdatë, mirëpo unë konsideroj se qëllimi kryesor i këtij hetimi ende është arritur”, ka thënë Azizi.

Të ngjashme