Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala në një intervistë ka thënë se shoqëria kosovare është duke vuajtur nga korrupsioni, por sipas tij nuk është duke u gjykuar aq sa flitet në shoqëri për korrupsionin.
Shala ka thënë se ka ndryshuar gjendja sa i për ketë shqiptimit të dënimit për rastet e korrupsionit, pasi sipas tij para 3-4 viteve këto raste ishin dënuar me kusht.
“Nuk është diçka që unë do e zbulojë, por shoqëria është ka vuan prej korrupsionit. Kjo është më se e vërtetë, mirëpo sa jemi ne tu e gjyku në atë masë sa flitet në shoqëri ne nuk jemi tu e gjyku. Nuk vjen për shkak se është problem. Duhet mas pari hetimet me i ba Policia me Prokurorinë me u ngritë akuza tek atëherë me ardh te ne. Kështu që çështja e korrupsionit është aq problem në Kosovë sa që shumë flitet e pak gjykohet, mirëpo edhe ato raste që vijnë tek në tani jemi duke i gjyku si në shkallë të parë si në shkallë të dytë. Bile bile kemi rate kur edhe ne i kemi dënu ku i kanë liru, i kemi dënu, por Gjyaka Supreme na i ka konstatua edhe i ka prish që i kemi dënu, mirëpo kjo çështje është për diskutim, thash ne duhet me bisedu, me u ul në mënyrë profesionale, korrekte t’i eliminojmë këto dilema”, ka thënë Shala.
Ai ka theksuar se dënimi me burg në rastet për korrupsion është një lloj preventive për ata që punojnë në institucionet publike pasi sipas tij, zyratrët që punojnë në institucione duhet ta dinë që për veprime korruptive do të shkojnë në burg.
“Këtu nuk guxon me pas, nuk ka, kur ka të bëjë me korrupsion këtu nuk ka mëshirë ndaj askujt nëse është në pyetje edhe 10 euro. Se ai që i merr 10 euro i merr edhe 100 mijë euro. Këtu ka ndryshuar gjendja shumë ka ndryshuar gjendja për të mirë, për shkak se e dimë shumicën e vendimeve para 3 viteve apo 4 kanë qenë me kusht. Tani nuk ka dënim me kusht. Të gjitha janë dënu me burg. Kështu që edhe kjo është një lloj përvetimeve, se ai qytetarë, ai person që punon nëpër institucione duhet me dit që ka me u dënu dhe ka me shku në burg për veprime korrupsive”, ka thënë kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”.
Sa i përket gjykimit, apo dënimit të profileve të larta për raste të korrupsionit kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala ka thënë se nuk ka hetime, apo edhe nëse ngritët aktakuza, sipas tij, provat janë gjysmake.
“Profili i larë, jo s’ka ven, aty ka ven për tanë që i kryejnë veprat penale, s’ka hetim, nuk ka hetim… zhurmë u ba shumë. Popo gjithmonë zhurmë kemi pas, gjithmonë kemi pas zhurmë. Mirëpo profilet e lartë nuk na ka ardh, nuk na ka ardh, edhe kur na ka ardh, ka ardh me prova gjysmake, këtu është problemi”, ka thënë ai.
Ndiqeni emisionin e plotë “Betimi për Drejtësi” për sfidat e Gjykatës së Apelit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...