Kryetari i Gjilanit për Bushin e Rugovën: Lutemi që të bashkohen në parajsë

12:03 | 2 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës ka përmendur Xhorxh Bushin që vdiq dje, duke theksuar se ish-presidenti amerikan ka qenë gardian i politikës paqësore të Rugovës.

“Një masakër që përgatitej diku në Ballkan për hapjen e frontit të jugut, ju e parandaluat me ‘kërcënimin’ e kërshëndellave, e që për ne ishte urimi dhe shpëtimi”, ka shkruar Haziri.

 

Statusi i tij i plotë:

Presidenti Xhorxh H.W. Bush ka qenë gardian i politikës paqësore të Presidentit Rugova. Një masakër që përgatitej diku në Ballkan për hapjen e frontit të jugut, ju e parandaluat me ‘kërcënimin’ e kërshëndellave, e që për ne ishte urimi dhe shpëtimi. Për rastësi, nesër lideri e udhëheqësi i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, shënon datën e lindjes. Lutemi që të bashkoheni në paqen e parajsës. Ju faleminderit e Zoti i madh ju bekoftë. Shqiptarët të dielen duhet të mbajnë ditë zie për Presidentin e madh! LH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme