Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas ngjarjes tronditëse në kafiterin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shtatë u plagosën, ndërsa 13 të tjerë u lënduan, përcjell Arbresh.info.
Kllokoqi shkruan që nuk është hera e parë që gastronomia luan rolin e fushë betejës, dhe se gastronomët janë kudestarë, doktor, psikolog e policë për njerëzit që duan t’i qërojn hesapet në bizneset e tyre.
“Është hera e shumtë me radhë që gastronomia luan rolin e fushë betejës të shumë problematikëve, jemi vetë ne gastronomët që jemi kujdestarë, doktorë, psikologë, policë e gjithçka tjetër për njerëzit që kanë probleme, ose që qerojnë hesape në bizneset tona (bizneset që ushqejmë veten dhe familjet prej tyre”, ka shkruar Kllokoqi.
Kllokoqi ndër të tjera tha që prioritet duhet të jetë çarmatosja e ‘terminatorëve’ që po terrorizojnë të gjithë shoqërinë në qendër të kryeqytetit.
“Apeli jonë është që gjykatat, për çka edhe paguhen, me taksa të krejt neve bashkë si shoqëri, me ushtru detyrën për çka janë të thirrur, ata vetë me zbatu ligjin, njerëzit me vepra penale me i çu në burg, policia me kriju raporte bashkëpunuese me gastronomët, me kriju mundësinë me kalu sigurimi tek njesitet sekondare të policisë, edhe kryesorja: ligji pëer ARMËMBAJTJE ME QENË PRIORITET, sa më parë me i ç’armatos ‘terminatorët’ që po e terrorizojnë krejt shoqërinë, në qendër të kryeqytetit, 200m largë stacionit kryesorë të Policisë në KOSOVË” shkroi Kllokoqi në Facebook./Arbresh.info/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...