Berisha ka folur për mungesën e ujit të pijshëm, problemet me kufijtë kadastral, ajrin e ndotur si dhe projektet që pritet të përfundohen.
Derisa banorët fshatit Bardhi i Madh nuk kanë ujë të pijshëm, ata ende bartin ujë me bidona, i pari i Fushë Kosovës thotë se problemi i tyre do të zgjidhet kur të vendoset gypi kryesorë prej fabrikës së ujit në Shkabaj.
Edhe Fushë Kosova është ndër komunat më ajrin e ndotur pasi që termocentralet dhe mihjet sipërfaqësorë të qymyrit të Obiliqit janë afër, kjo komunë ende nuk ka ndonjë projekt konkret për zgjidhjen e këtij problemi.
Kreu i Fushë Kosovës gjatë kësaj interviste ka folur edhe për kërkesën e tij për ndryshimin e kufijve kadastral mes kësaj komune dhe asaj të Garaçanicës. Për të cilën thotë se është çështje e nivelit qendrorë që të merret me zgjidhjen e këtij problemi.
Por derisa ky problem pritet të zgjidhet, kufijtë kadastral mes Prishtinës dhe Fushë Kosovë tash e sa vite janë të pazgjidhur.
E për këtë Berisha ka thënë se kjo çështje është shumë e ndërlikuar dhe nuk është lehtë për tu zgjidhur.
Intervista e plotë:
Berisha: Kanë përfunduar të gjitha procedurat sa i përket kuvendit komunal të Fushë Kosovës. Është çështje e nivelit qendror që të merret me zgjidhjen e këtij problemi.
Berisha: Ambulanta në fshatin Grabovc nuk funksionon sepse nuk ka staf të mjaftueshëm, pra nuk ka mjek dhe infermier apo teknik.
Berisha: Është duke u punuar në këtë drejtim.
Berisha: KUR “PRISHTINA” e ka tenderuar dhe projekti është në fazën e realizimit. Pritet që shumë shpejt të përfundohet dhe qytetarët e Fushë Kosovës të kenë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.
Berisha: Tregu funksionon shumë mirë, është njëri nga tregjet më të mëdha në Kosovë. Ne e kemi vlerësua se ky treg nuk paraqet asnjë pengesë në komunikacion. Tregu do të vazhdoi të funksionoj në të njëjtin vend.
Berisha: Të gjitha kërkesat e banorëve të fshatrave të lartcekura për zgjerim të kanalizimit dhe ujësjellësit janë të përfunduara.
Berisha: Fushë Kosova do ta ketë sheshin.
Berisha: Projekti për trafikun është në fazën e shpalljes. Kuvendi i komunës ka marrë vendim. Është projekt bukur i ndërlikuar por që do të zgjidhë shumë probleme në qytet.
Berisha: Sa i përket problemit me ndotjen e ajrit ne nuk kemi ndonjë zgjidhje apo projekt konkret që do të zgjidhë këtë problem.
Berisha: Problemi me kufijtë kadastral është shumë i ndërlikuar dhe nuk është lehtë për tu zgjidhur.
Berisha: Nuk ka probleme tipike rreth kësaj çështje.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...