Kryetari i Ferizajt thirrje qytetarëve: Rrini në shtëpi

00:21 | 13 Prill 2020
Trina Galanxhi

Ka shkuar në 55 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Ferizaj.

Vetëm sonte u konfirmuan 35 raste të reja. Për këtë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Ai u ka uruar shërim të shpejt të infektuarve.

“Edhe 35 raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19 në Ferizaj, që çon në 55 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Ferizaj. Bashkëqytetarë, ju lutem, qëndroni në shtëpi, mos të lozim me fatin e mijëra bashkëqytetarëve, mos ta lejojmë Ferizajn të rrëshqasë në valën e frikshme të përhapjes së virusit. Qëndroni në shtëpi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin, na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll. Për të gjithë ferizajasit e infektuar me CoronaVirus, uroj shërim të shpejt”, shkruan Aliu në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme