Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati si dhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, sot ka pritur në takim, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, të shoqëruar edhe nga, Selvije Fetahu, zyrtare për politikë dhe demokratizim.
Me këtë rast, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi ambasadorin O’Connell për vizitën në Komunën e Ferizajt si dhe e njoftoi me gjendjen e përgjithshme në komunën tonë, sukseset e arritura dhe sfidat e qeverisjes lokale si dhe shprehu interesimin e institucionit të Komunës për të bashkëpunuar me ambasadat e vendeve mike të Republikës së Kosovës, me qëllim realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme të jetës publike e shoqërore.
Në anën tjetër, ambasadori O’Connell, falënderoi kryetarin e Komunës, Agim Aliu për pritjen, për këtë takim miqësie si dhe për momentet e diskutimit, duke siguruar kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu për vendosjen e raporteve të qëndrueshme të bashkëpunimit, mbështetjen nga populli britanik për projektet dhe iniciativat e ndryshme që do të ndërmerren në të ardhmen nga Komuna e Ferizajt, si dhe ndërveprimit në mes dy institucioneve gjegjëse në nisma të përbashkëta.
Kjo është vizita e dytë e ambasadorëve që vizitojnë Komunën e Ferizajt që nga fillimi i mandatit qeverisës nga kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik