Mimoza Sojeva Pajaziti, kryetare e grupit të grave asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajt, ka njoftuar se gjuha e përdorur dhe fyerja ndaj një koleges asambleiste, Kristina Gashi Bytyqi, që ju bë nga kryetari i Komunës, Muharrem Sfarqa, është e papranueshme dhe sjelljet e tilla duhet të dënohen.
“Askush nuk mund të fyej askënd për shkak të bindjeve të tij, e për më tepër një grua në politikë, nuk mund te jetë objekt i sulmeve denigruese për shkak të pozicionit dhe bindjeve të saj.
Kjo marri e kryetarit ekstremistë, që nxit urrejtjen ndërpartiake është një pengese e pakalueshme nga e gjithë shoqëria jonë, por veçanërisht nga institucioni i kryetarit të Komunës.
Unë si kryesuese e grupit të grave asambleiste kërkoj nga kryetari i Komunës që t’i tërheq fjalët e tij dhe të mos përsërit sjellje të tilla, sidomos ndaj një femre, nëne, gruaje dhe motër, siç është asambleistja znj. Kristinë”, shkruan Mimoza.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...