Përmes një komunikate për media, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka folur për aksidentin e sotëm të një minibusi ku janë lënduar mbi 30 persona.
Personat që kanë qenë në këtë minibus kanë qenë disa gra nga qyteti i Ferizajt.
Kryetari Aliu ka kontaktuar me operatorin ekonomik dhe me institucionet që po merren me këtë rast dhe të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Bazuar në raportimet mediale për aksidentimin e një minibusi me ç’rast mbi 30 udhëtarë nga Ferizaj janë lënduar në afërsi të Pejës, Kryetari i Komunës, Agim Aliu menjëherë ka vënë kontaktet me operatorin ekonomik dhe institucionet që po trajtojnë këtë rast ku mësohet se të gjithë udhëtarët janë jashtë rrezikut për jetën dhe se po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e Komunës së Ferizjat.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...