Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kërkuar sot shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Këtë ai e kërkoi në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës e cila u mbajt pa praninë e mediave.
Megjithatë, Lladrovci ka publikuar fjalën e tij ku thotë se ka kërkuar që orari i kufizimit të lëvizjes të jetë i njëjtë në të gjithë vendin. Sipas tij, oraret e ndryshme të kufizimit nuk do të kenë efekt në terren.
“Nëse ndalimi i qarkullimit nuk është i njëjtë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, atëherë do të jetë e vështirë që këto masa të arrijnë rezultate konkrete për të cilën jemi mbledhur këtu. Nëse një komunë është në karantinë, ndërsa komuna fqinje jo, në rast se nuk do të jetë ndalimi i qarkullimit i njëjtë, atëherë qytetarët e komunës së karantinuar do të gjejnë rrugë alternative për të kaluar në komunën fqinjë, me qëllim të kryerjes së shërbimeve të ndryshme, si shërbime bankare apo blerje të ndryshme, duke rrezikuar të përhapet virusi COVID-19”, tha Lladrovci.
Pikërisht për këtë, ai ka thënë se kryetarët e komunave duhet t’i drejtohen Kuvendit me kërkesën që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.
“Duke pasur parasysh që një gjë e tillë mund të bëhet përmes Kuvendit të Republikës së Kosovës, propozoj që nëse edhe ju pajtoheni, të kërkohet nga ana e Kuvendit shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve tanë, duke u mbështetur në atë që që interesi publik duhet të jetë mbi çdo interes tjetër. Çdo alternativë tjetër e kufizimit të qarkullimit, përveç që do të bie ndesh me legjislacionin në fuqi, personalisht mendoj që nuk do të ketë rezultate të kënaqshme për të cilat ne synojmë që të arrijmë për parandalimin e këtij virusi”, ka thënë Lladrovci në mbledhjen e AKK-së.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...