Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dënuar me një vit burgim kryetarin e komunës së Dragashit, Selim Jenuzin, për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, raporton arbresh.info.
“I akuzuari me iniciale Salim Jonuzi nga Dragashi, i cili akuzohet, se duke qenë kryetar i Komunës së Dragashit, në periudhën 2009-2016, i ka mundësuar të akuzuarit të dytë me iniciale N.S, përvetësimin e pronës komunale, të cilën ky e kishte uzurpuar paraprakisht. Andaj gjykata e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim me kusht prej 1(një) viti, mirëpo dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet, nëse brenda periudhës prej dy vjetësh, nuk kryen vepër tjetër penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Sipas këtij njoftimi, fajtor është shpallur edhe Nexhat Sela, i cili akuzohej se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm.
“I akuzuari me iniciale Nexhat Sela akuzohej se gjatë periudhës 2009-2016, ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme pronën komunale të Komunës së Dragashit, në të cilën ka ndërtuar objekt afarist me karakter të përhershëm, megjithëse kishte leje për shfrytëzim të përkohshëm. Andaj gjykata e ka shpallur fajtor për shkakë se ka kryer veprën penale uzurpim të pronës së paluajtshme, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim me kusht prej 6 (gjashtë) muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse brenda periudhës prej dy vjetësh nuk kryen vepër tjetër penale”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndërsa sipas vendimit të gjykatës, të akuzuarit tjerë, Behan Haxhihasan dhe Vetim Hasani janë liruar nga akuza për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KPRK-së pasi që nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen./Arbresh.info /
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...