Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, pavarësisht pengesave, është i bindur se rruga Deçan – Plavë do të përfundojë në vitin 2019, ashtu siç parashihet.
Puna është duke vazhduar me intensitet të lartë në Bellajë të Deçanit. Bujën që u bë ditëve të fundit për pjesën e rrugës që kalon në Zonën e Mbrojtur, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, e sheh si të panevojshme.
Ramosaj shprehet se do të binden të gjithë faktorët, përfshirë Këshillin Zbatues Monitorues, pasi, sipas tij, rruga është në interes të të gjithëve, raporton KTV.
Ndërsa tejkalimin e situatës aktuale, ish-kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e sheh përmes arritjes së një memorandumi me Manastirin në Deçan.
Në vitin 2015, me anë të këtij memorandumi, Manastiri kishte lejuar që të asfaltoheshin 2.5 km rrugë.
Javën e kaluar, Manastiri i Deçanit reagoi kundër punimeve, duke i konsideruar të paligjshme, çka nxitit reagime të shumta të misioneve të huaja në vendin tonë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë