Mbi 200 mjekë vullnetarë janë duke pritur përgjigje nga Qeveria e Kosovës për tu dhënë leje që të monitorojnë situatën me COVID-19 në Luginën e Preshevës, territorit më popullsi shumicë shqiptare që është nën administrimin e Serbisë.
Kjo po shihet si një ndihmë e nevojshme nga kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi i cili ka deklaruar se megjithëse kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme brenda mundësive që kanë pasur me personelin e rregullt në Bujanovc, ata kanë nevojë edhe për më shumë staf shëndetësor.
Kamberi tha po ashtu se kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë për lejimin e punësimeve të reja, por deri më tani ata vetëm po shpresojnë që kjo leje do tu mundësohet gjatë procesit që ka nisur në gjithë Serbinë për punësim shtesë të personelit shëndetësor.
“Personeli i rregullt shëndetësorë, i punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc ka dhënë maksimumin e vet në këtë situatë. Është themeluar brenda Shtëpisë së Shëndetit, ambulanca COVID- 19, e cila i ka trajtuar vetëm rastet e dyshuara me virusin corona. Numri i të punësuarve mjek në Shtëpinë e Shëndetit nuk është i mjaftueshëm dhe kërkesa jonë në Ministrinë e Shëndetësisë është që të jepet pëlqimi për punësime të reja. Në mbarë Serbinë ka nisur një process i punësimit të personelit shëndetsorë, dhe po shpresojmë që edhe për komunën tonë do të lejohet punësimi i mjekëve që janë në disponim për të mundur të shtojmë përkujdesjen shëndetësore ndaj mbarë popullatës”, u shpreh Kamberi për Telegrafin.
Iniciativa e Federatës së Sindikatave Shëndetësore të Kosovës, me në krye Blerim Sylën, për të monitoruar gjendjen në Luginën e Preshevës është mirëpritur nga Kamberi, i cili ka theksuar se realizimi i kësaj nisme do të ishte me shumë interes për qytetarët.
“Sigurisht se realizimit i një nisme të këtillë do të jetë në interes të qytetarëve tanë. Shtimi i monitorimit në këtë situatë do të krijojë siguri plotësuese dhe mbrojtjen shëndetësore më të mirë për popullsinë tonë. Besoj se kjo do të rriste në mënyrë plotësuese sigurinë tek qytetarët të cilët për dy muaj janë përballur me një situatë të rëndë jo vetëm materiale por edhe psikologjike, si pasojë jo vetëm të frikës nga virusi, por, edhe nga efektet e orës policore që na zgjatur nëpër vikende”, tha Kamberi.
Kamberi tha se megjithëse janë duke iu kthyer në normalitet, ai apelon tek qytetarët që të kenë kujdes, sepse rreziku ende nuk ka kaluar.
“Bujanoci, sikurse gjithë komunat tjera, ka dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e cila ishte shpallur më 15 mars. Ngadalë po i kthehemi normalizimit. Administarta komunale dhe institucionet tjera kanë filluar me orarin e rregullt të punës, kafiteritë poashtu, shkollat pritet të nisin me provimet e maturës. Megjithatë, shuma masa mbrojtëse, që kanë për qëllim luftën preventive kundër Covid 19, mbeten akoma në fuqi. Respektimi i tyre vazhdon të mbetet me rëndësi të veçantë për të mbrojtur njerëzit nga ndonjë valë e re e virusit corona. Fatmirësisht, numri i të infektuarëve mbetet i vogël, tre prej tyre vetëm se janë shëruar dhe në testet e bëra pas trajtimeve mjeksore kanë dalur negativ. Se rreziku mbetet akoma potencial na jep të kuptojmë paraqitja e rasteve të reja të të infektuarëve në qytetin e afërt të Vranjës dhe Leskoc, prandaj, ne do të duhet të vazhdojmë me kujdes ta trajtojmë gjendjen”, tha Kamberi.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...