Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Rugova, për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, përcjell arbresh.info.
“E nderuar familje Rugova,
Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit politik dhe ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Haki Rugova ia dedikoi një pjesë të madhe të jetës së tij ndërtimit të institucioneve, qeverisjes dhe zhvillimit demokratik të vendit, duke mbetur kështu në kujtesën institucionale të Kosovës.
Ngushëllime familjes Rugova, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve, Kryesisë së LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.
U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca. /arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...