Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dënuar vrasjen që ndodhi mbrëmë në lokalin hotelier “Check In”, afër lumit Ibër në Mitrovicë.
Ai ka kërkuar nga pronaret e lokaleve në Mitrovicë që të jenë më mirë të organizuar dhe të kujdesshëm nën kontrollin e hapësirës që menaxhojnë
Bahtiri e ka dënuar fuqishëm këtë akt të rëndë kriminal, pa marrë parasysh se si ka ndodhur dhe motivet. Ai ka kërkuar nga organet e hetuesisë që të ndriçojnë rastin sa më parë dhe që dorasi të identifikohet dhe të arrestohet.
“Është tragjike kur një i ri humb jetën kur ishte duke punuar për të siguruar ndershëm ekzistencën për vete dhe familjen e tij. Ky rast ndodhi në kohën kur në Mitrovicë siguria dhe rendi e qetësia kishin marrë të mbarën dhe kur krimet kanë shënuar rënie drastike, duke bërë që qyteti të jetë një nga më të qetët në vend. Kërkoj nga pronarët e lokaleve që të jenë shumë më mirë të organizuar, të kujdesshëm dhe të kenë nën kontroll të plotë hapësirat që i menaxhojnë, në mënyrë që të parandalojnë konfliktet në të ardhmen”, Bahtiri.
Lajmin për incidentin Bahtiri e mori kur ishte duke u kthyer nga vizita zyrtare në Luginën e Preshevës. Ai u informua se i riu i qëlluar me armë zjarri ishte dërguar në gjendje të rëndë në QKUK, vetë Bahtiri shkoi për të mësuar për së afërmi se çfarë po ndodhë, shkruan Insajderi.
“Fatkeqësisht mjekët më kumtuan se e dhembshëm se i riu 23 vjeçar, është i vdekur. Ishte një moment tepër i dhembshëm dhe i pikëllueshëm. Vrasja i ka tronditur edhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës. Unë në emër të tyre dhe në emrin tim personal u shpreh ngushëllimet më të thella anëtarëve të familjes, shokëve dhe miqve të të ndjerit”, tha ai.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...